Zbulohet “kasapja” e IDS-së/Kush është Kesida, koordinatorja që u mori shpirtin operatorëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2017, 17:40

Quhet Kesida Kopaçi dhe është koordinatorja e një prej fushatave të shumta në kompaninë e call centerave IDS, me seli në Tiranë. Ajo është “bisha kasape” që u mori shpirtin operatorëve që nuk u ndihej zëri, me ulërima në maksimum e trembje deri në palcë.

Kesida, e cila është edhe mama e një fëmije, është filmuar teksa u ulëriste me të madhe e u bënte presion operatorëve e supervizorëve të IDS-së që kishte vartës, për të zgjatur telefonatat.

Pjesa më e madhe e punonjësve në këtë kompani janë mosha të reja, studentë të ardhur nga rrethet dhe jo vetëm, të cilët punojnë për të siguruar bukën e gojës, gjithmonë nën presionin psikologjik dhe poshtërimin e pafund të Kesidës.

Ata nuk e ngrenë dot zërin e ta kundërshtojnë. Të shumtë janë operatorët që komentojnë e dërgojnë mesazhe pranë JOQ.al, teksa thonë se në këtë call center punonjësit trajtohen si mos më keq dhe punëdhënësit i shikojnë si skllevër. Për të mos folur më pas për ankesat me pjesën e rrogës.

Kasapja e IDS-së, Kesida Kopaçi, dënonte ashpër veprimin e Anjeza Shabanit, edukatores që dhunoi një fëmijë në kopsht, ndërsa vetë duket se ka të njëjtin karakter sikurse dhe ajo, apo edhe më keq akoma./JOQ.al/

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit