Mesazhi tronditës nga Lezha: Babi sillet si polic, më lirshëm ndihem me… komshiun

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.10.2017, 23:43

y

Historia e radhës në faqen tonë vjen nga një lezhjan, i cili shpreh mungesën më të madhe në jetë, ngrohtësinë e babait.

Jo, mos mendoni se nuk e ka gjallë. Përkundrazi, ai jeton, por nuk bën detyrën e prindit. Nuk e rreh, nuk e keqtrajton, por thjesht s'i afrohet. Është akull i ftohtë.

Ky burrë nuk e di rolin e tij në familje. Profesionin e policit e çon edhe në shtëpi, aty ku ka gjakun e tij.

Lexoni çfarë shkruan djali:

Babi im është shumë gazmor dhe i sjellshëm me miqtë e tij, por jo me mua. Ai vjen rrallë në shtëpi, sepse punon si polic roje në hidrocentral dhe kryesisht e kalon kohën atje ose duke pirë nëpër lokale. Unë kurrë nuk e kam parë si prind, por si një bodigard, mësues kujdestar apo... thjesht polic, ashtu siç ai është. E di se ky profesion është për të ndihmuar njerëzit dhe nuk ka lidhje me shtëpinë, por babi im kështu është. Kur flas me të, ai më kërkon të flas qartë dhe me zë të lartë. Shpesh ma mbyll telefonin, kur nuk më dëgjon mirë. Kur vjen në shtëpi, nëse jam shtrirë në divan apo duke kërcyer për qejf, duhet automatikisht të kthehem në 'gjendje fillestare', gatitu, ashtu siç do ai. Babi nuk qesh shumë. Në lokal, me miqtë, po, e kam parë, por në shtëpi jo. Sheh televizor dhe kaq. Vetëm më kontrollon dhe më kërkon llogari. Më shumë afërsi kam me mësuesit, rojen e shkollës apo me komshiun. Me babin, për shembull, sado gjë e pakuptueshme që duket, nuk e heq kanotieren apo pantallonat për t'u ndërruar. Para tij, kurrë. Nuk di ta shpjegoj edhe aq mirë, por ai është si i huaj për mua. Kurrë nuk do ta ndjej ledhatimin e duarve të tij apo një zë të qetë, jo qortues, pa synimin për të treguar forcë. Kur të rritem, dua të bëhem e kundërta e babit tim me fëmijët e mi".

E dhimbshme, apo jo? Histori shqiptare! /JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit