Më datë 15 tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendose në mënyrë unanime.
Por, edhe pse Komisioni Evropian është pro çeljes së negociatave, Holanda vazhdon të thotë që vendi ynë ka ende shumë për të bërë ndërsa edhe Franca vazhdon të jetë kundër.
Sa i përket Holandës, kjo e fundit kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.
Por ndërkohë që Holanda i përmend Shqipërisë pikat që ka për të përmbushur, biznesmeni nga Tepelena, Elton Ilirjani thotë se po nuk i leu ai buzët lirshëm vendi ynë nuk do të hyjë në BE.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, biznesmeni gay, ka publikuar një tjetër foto të tij duke lyer buzët dhe thotë se do Zoti shqiptarëve u kthehet mendja këto 7-8 ditëve.
Bashkë me foton ai shkruan:
Ilirjani ka marrë vëmendjen e mediave rozë, për shkak të postimeve të pazakonta në rrjetet sociale dhe tabuve që nuk ngurron t'i thyejë herë pas here.