“O Edvin Rama Fuck you dhe shteti jot”, aktori acarohet keq pas gjobës pa pikë lidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2019, 16:48

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është shprehur gjithmonë hapur dhe kundër qeverisë Rama, të cilën nuk nguron ta kritikojë si në jetën e tij private, përmes publikimeve në rrjetet sociale, por edhe në mënyrë publike, në skeçet që vë në skenë.

Mëngjesin e sotshëm ai është përballur me një gjobë që s'e ka marrë vesh nga e pse i ka ardhur. Më konkretisht, bëhet fjalë për gjobën që ka marrë si ai edhe miku i tij, Florian Binaj. Të dy i kanë pasur makinat të parkuara njëra pas tjetrës, në të njëjtin vend, por gjobat që kanë marrë janë të ndryshme.

Siç dëshmon Veleshnja, si është gjobitur me 20 mijë lekë gjobë, ndërsa Binaj, i cili e kishte parkuar makinën pas të tijës, është gjobitur me 10 mijë lekë. Si të mos mjaftonte kjo, aktori tregon se të dy janë larguar për jo më shumë se 6 minuta nga automjeti, kur ligji e sanksionin që deri në 10 minuta mund ta ndalojnë automjetin për të përmbushur nevojat e tyre.

Aktori i humorit shprehet se policët detyrohen të vënë gjoba për shkak të urdhrave që marrin nga eprorët e tyre. Ai bën me dije se edhe policët e thjeshtë duhet të përmbushin një normë ditore me gjoba.

Teksa ka shpërthyer keq ndaj Policisë së Shtetit, ndër të tjera, në video Rezarti dëgjohet të thotë:

“Policia e Shtetit është më e korruptuar në botë që kemi ne. Mua 20 mijë lekë Kurse Florit 10 mijë lekë, kur të dy kemi parkuar në të njëjtin vend, e Flori thotë se ti e ke rrogën më të madhe.

O polic mirë që je injorant, mfal tani se vetëm injorancë mund të çojë këtu, po t’i mos dëgjo ça thotë shteti e ja kërcitja me gjoba, të paktën vendosi të barabarta, mua 20 dhe Florit 10. Eeeee ça policie. Bravo Ramaaa, kjo është të bësh shtet, je nona të adhurojmë . E kanë me normë e kanë me normë, kam takuar gjithë ato policë që thonë e kemi me normë, na ka thënë shefi i madh të kapin kaq normë brenda ditës. Ore ore e kuptojnë këta ç’po bëjnë, pse me gjakun e shtetit do e bëni. E kuptojnë këta shefat e mëdhenj që llafi del, se kemi të afërm dhe miq që tregojnë se janë të detyaruar të plotësojnë normën. 10 minuta është me ligj kam hall e do ndalojë 10 minuta. Po ndonjëri që ka një makinë të vogël dhe një pagë 300 mijë lekë e do të mbarojë punët e familjes, po të marri cdo ditë nga 10 mijë lekë gjobë i bie të paguajë gjoba. Po ik ooooo Edvin Rama dy fjalë ka vllai jot për ty: Fuck you dhe shteti jot.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit