Shumë e re në moshë dhe mjaft e suksesshme në muzikë, reperja Tayna ka arritur pa frikë menjëherë majat përmes publikimeve të këngëve të ndryshme. Ajo u bë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar e atë të Kosovës, në një kohë rekord, falë menaxhimit të mirë dhe talentit që zotëron.
Sëfundmi, në një publikim të sajin në Instagram, vajza e re në moshë ka nxjerrë “zbuluar” një prej kolegëve të saj, teksa ka publikuar bisedat me të. Bëhet fjalë për reperin Finem.
Ky i fundit i kërkon Taynas të bëjë tag vajza të ndryshme, pasi është i interesuar për to. Në formë shakaje, Tayna thotë se kolegu “kërkon nuse”.
Më poshtë gjeni një pjesë nga biseda e tyre.
Finem: Bani tag njerëzve
Tayna: Hahahahah tu gjet nuse ti n’story t’mija
Finem: Kam besim ke ti ahahahha
Krahas bisedës me Finem, reperja shkruan:
Vëmendje vajza të bukura! Finem kërkon nuse!”