Ndarja e reperit Stresi dhe Keisit u shoqërua me mjaft bujë në mediat rozë për ditë të tëra me rradhë.
Asnjë nga palët nuk reagoi zyrtarisht për ndarjen, por gjestet dhe veprimet e tyre në rrjetet sociale linin dyshime të forta, duke treguar se gjithçka mes tyre mund të ketë marrë fund.
Mirëpo disa ditë më parë, Stresi, i ftuar në një emision reagoi për herë të parë publikisht për këtë çështje, teksa theksoi se nuk janë ndarë përfundimisht, por përkohësisht, sa të sqarojnë disa gjëra.
Ndërkohë nga ana tjetër, Keisi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston shpesh edhe dedikime, të cilat duket sikur ja kushton reperit, që herë-herë janë dhe në formë mesazhesh të drejtpërdrejta ndaj Stresit.
Së fundmi, Keisi ka publikuar një foto në Instagram, në përshkrimin e së cilës shkruan: " Uh la la, unë sirenë për kët’ shark ✨? #lyricquotes #mycalvinsjb”.
Krahas komplimentave të shumtë të ndjekësve të saj, në postim bie në sy komenti që i ka bërë nëna e Stresit.
Ajo i shkruan:
Ndërsa ish e fejuara e reperit i përgjigjet: "Mimi ime", të cilën e shoqëron edhe me emoji me zemra.
Kjo tregon se pavarësisht se Stresi dhe Keisi mund të jenë ndarë përfundimisht, marrëdhëniet e kësaj të fundit me prindërit e reperit janë pozitive.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Keisi nuk hezitoi ta uronte publikisht nënën e Stresit me rastin e ditëlindjes.