Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij i kanë uruar mirëseardhjen në jetë fëmijës së tyre të katërt.
Në gusht ata ndanë foton e parë të vajzës së tyre Lucía, e cila ka lindur në dhjetor. Ndërsa këtë të martë, Martin ndau në Instagram një tjetër foto, për të treguar djalin e porsalindur Renn.
Në foton e bukur familjare duket Martin duke mbajtur foshnjën në dorë, ndërsa dy baballarët shfaqen të buzëqeshur.
Bashkë me foton ai shkruante në spanjisht:
Këngëtari 47 e postoi të njëjtën foto edhe si ‘story’ me përshkrimin kësaj radhe në anglisht.
Martin kishte njoftuar muajin e kaluar se ai dhe Yosef po prisnin një tjetër fëmijë që po mbahej në bark nga një nënë zëvendësuese.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania