Rreth një vit më parë thuajse asnjë nuk e njihte, por pasi interpretoi “Zoin” në LLT, Megi Pojani u shndërrua në një “star” të rrjeteve sociale. Tashmë të rinjtë e njohin dhe shumë vajza e djem e adhurojnë mënyrën e saj të të jetuarit dhe të të sjellurit.
Këtë e tregojnë numri i ndjekësve dhe mesazheve që Megi merr çdo ditë në Instagram e rrjete të tjera sociale. Dihet që fama ka të mirat dhe të këqijat e veta, por vajza ka ditur ta menaxhojë sic duhet.
Kështu, ndoshta një nga gjërat që ka mësuar sëfundmi edhe Megi, është të dijë se çfarë do ky popull. Madje, këtë e konfirmon edhe vetë teksa publikon një foto provokuese.
Me dorën në mes të këmbëve, tek “zogu”, Megi shprehet se e di çfarë do ky popull. Por se cila është ajo gjë që njerëzit duan, ende nuk na i ka zbuluar.