Dukesha e Sussex është rritur në rankim në “Lyst Index” dhe është cilësuar si personi me më shumë ndikim sa i takon veshjes për këtë vit. Kështu ajo ka lënë pas ndikuesen e madhe të make up-it, Kylie Jenner.
Raporti i përvjetshëm, i cili analizon të dhëna të mbledhura gjatë vitit për të treguar se cilat janë trendet më të mëdha, ka zbuluar se 38-vjeçarja Meghan Markle ka pasur një ndikim mjaft të madh përmes veshjes së saj. Nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë kërkuar në internet dhe u janë drejtuar dyqaneve fizike e atyre online, për të blerë veshjet që ajo ka mbajtur në trup.
Dukesha, e cila është listuar në vendin e tretë vitin e shkuar, ka arritur të kalojë këtë vit edhe mbi klanin Kardashian-Jenner. Megjithatë, ato vijojnë të jenë në top 10.
Platforma globale e kërkimit në fushën e modës, “Lyst”, ka arritur të mbledhe të dhëna që vijnë nga shitjet, shikimet në faqe, faqet e para të revistave botërore apo edhe përmendje në rrjetet sociale.
Kjo listë dominohet më së shumti nga yje të botës së muzikës, ndërsa dukesha dominon në krye të saj. Cardi B, e cila renditej në vendin e katërt vitin e shkuar, ka kaluar në vendin e pestë këtë vit, ndërsa vendin e saj e ka zënë këngëtari 17-vjeçar Billie Eilish.
***
Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania