“Si t’ia bëjmë për të jetuar?” Rozana Radi i thur vargje prekëse boksierit nga Vlora

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2019, 14:43

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.

Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.

Ai është një kampion dhe si i tillë është marrë në intervistë nga disa media në vend, por ka habitur me përgjigjet që ka dhënë, e për më tepër, kur ka traguar se është paguar vetëm 140 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për fitoren.

Klevisi shton se vjen nga një familje e varfër, ku për pesë persona në familje, ka vetëm një pjatë gjellë. Ai kërkon jo lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.

Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi. Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t'ia bëjmë për të jetuar?”

Postimi i plotë:

Nuk doja te zgjohesha keshtu sot! Klevis Cela ka ushqyer veten vetem me nje molle para se te dilte ne ring dhe te fitonte medaljen e arte! Si tja bejme per te jetuar? Vishja shpirtin nje femije Te braktisur te ngujuar Vish kepucet e nje prindi Qe me lot ka sofren shtruar Merri duart nje punetori Qe per punen su pagua Pyet nene qe te lindi Si ja ben per tu gezuar Merrja zerin nje studenti Qe ne sheshe ju harxhu Dhe me thuaj nese mundesh Si tja bejme per te jetuar"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit