Shoferi bëhet hero, ndalon kamionin për të shpëtuar vajzën që do të hidhej nga ura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2019, 16:44

Shoferi i një kamioni është vlerësuar për gjestin e tij human. Ai ka ndaluar në mënyrë të menjëhershme automjetin, teksa ka parë një vajzë të re, e cila ishte duke u hedhur nga një urë.

Ngjarja ka ndodhur në Dublin të Irlandës, ditën e djeshme, më 20 dhjetor. Gjithçka është parë nga shumë kalimtarë të rastit në autostradën N7, në qytet.

Një foto e realizuar nga Keith Dunne, e cila ndodhej në zonë në atë moment, ka bërë xhiron e rrjetit. Në të duket një vajzë e re, e cila tenton të dalë në anën e jashtme të kangjellave të urës.

Nuk dihet se sa kohë kishte vajza që qëndronte aty, por e sigurt është se ajo po bënte tentativën e radhës për t'u hedhur nga ura. Sipas Dunne, në rast se vajza do të ishte hedhur, me siguri do të kishte vdekur në vend, për shkak të lartësisë së madhe të urës dhe mjeteve që lëviznin poshtë saj.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë shkuar pranë vajzës dhe e kanë mbajtur atë me muhabet, kanë folur me të për ta qetësuar e për ta bërë që të ndryshojë mendim.

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë veprimi i një shoferi kamioni, i cili ka ndaluar në moment pranë urës, në mënyrë që edhe nëse vajza do të vendoste të hidhej, të mos binte nga një lartësi e madhe, por mbi kamion. Kështu ajo do të shpëtonte.

Shoferi nuk është identifikuar dhe as nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me veprimin e tij, por të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar për veprimin.

***

Burim: Unilad|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit