Joaquin Phoenix, ylli i një prej filmave më të mirë të vitit, “Joker”, u arrestua këtë fundjavë në Uashington. “Krimi” i tij në jetën reale ishte se ai mori pjesë në protestat e aktores Jane Fonda.
Kjo e fundit, ashtu si adoleshentja suedeze Greta Thumberg, është përfshirë në kauzën e klimës. Për këtë, çdo të premte ajo ka protestuar që nga nëntori në Capitol Hill.
Javët e fundit, aktorët Lily Tomlin, Sam Waterston, Ted Danson, Diane Lane dhe Sally Field janë arrestuar për të njëjtën arsye.
Por Jane Fonda është një “mbajtëse rekord” absolute. Ajo u arrestua pesë herë për protestat e organizuara në kuadër të kauzës me Greta Thunberg.
***
Burim: Repubblica|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania