Anti-KÇK bën namin, shpartallon kriminelët e biçikletave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.02.2020, 17:12

Ka kohë që kryeministri Edi Rama ka thënë se forcat ‘Anti-KÇK’ do të bënin namin ndaj krimit dhe kriminelëve.

Dhe nami po bëhet por jo ndaj kriminelëve që kanë kryer vrasje dhe krime si trafiku i lëndëve narkotike.

Kjo pasi janë duke u marrë me ‘kriminelët’ e biçikletave. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një shtetas që kryente vjedhje biçikletash.

Në vend një numër i madh vrasjesh janë ende të pazbardhura dhe ata që i kanë kryer ende nuk dihet se cilët janë, por ‘Anti-KÇK’ e ka nisur luftën nga hajdutër e biçikletave... A thua se janë ata që po e bëjnë jetën aq shumë të pasigurtë në Shqipëri. Pyetja që lind është se kur do të arrestohen kriminelët e vërtetë?!

Se kur do të hetohen politikanët për pasurinë që kanë?! Kur do të hetohen dhe kapen ata që po e vjedhin këtë vend pa pushim?! Kur do të hetohen dhe arresohen të gjithë ata që po i varfërojnë për ditë e më shumë shqiptarët...

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një shtetas që kryente vjedhje biçikletash. Gjithashtu po nga këto shëbime gjatë kontrolleve është kapur dhe ndalur edhe një shtetas që ka thyer masën e sigursë "Arrest shtëpie" Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje). Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën "Faik Konica". Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale "Vjedhja" .’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit