Dikur biznesmeni i djathtë i “bilbiloste” kundër, Rama i mbyll gojën Currit me 1.7 miliardë lekë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.02.2020, 13:29

Një vit më parë, biznesmeni i djathtë Faik Curri në një takim me kryeministrin Edi Rama, akuzonte komisionet e prokurimit publik se e kishin skualifikuar padrejtësisht në tenderat që ai kishte marrë pjesë.

Akuzat e Currit mesa duket kanë bërë efekt, sepse gjatë vitit 2019 ai ka fituar disa tendera me shifra stratosferike dhe tenderi i fituar së fundmi nga kompania e tij kap një shifër prej 1.7 miliard lekësh.

Këtë tender ai e ka fituar në Bashkinë e Prrenjasit për “Rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit Prrenjas”. Shpallja e fituesit është bërë me 27 janar.

Edhe pse ka debatuar me Ramën se nuk i jepeshin tendera, nga kërkimet rezulton se Curri ka fituar 13 tendera dhe sëbashku kanë një shifër super të çmendur prej 10 miliardë lekësh.

Por gjatë vitit 2019, ai ka fituar në bashkëpunim më kompaninë e “Bami SHPK”, një tender në Bashkinë e Krujës që kap shifrat e 3.3 miliardë lekëve.

Objekti i këtij tenderi ka qënë “Shtimi i sasisë së furnizimit me ujë te Qytetit të Krujës”. Rama gjatë debatit me të e cilësonte si bilbil, por mesa duket bilbilosja e Currit ka bërë shumë punë, pasi i ka dhënë frytet e saj. JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit