Kishte prenotuar dasmën te resorti “Golden”, e reja: Më kanë prishur ditën më të bukur! Askush s’na ka dhënë shpjegime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.02.2020, 13:28

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i dërguar nga një e re, e cila kishte prenotuar dasmën e saj tek resorti "Golden" në Shijak, i cili u sekuestrua disa ditë më parë nga policia.

Ajo thotë se e kishte prenotuar dasmën e saj në muajin gusht dhe për këtë gjë kishte paguar një shumë të konsiderueshme parash si parapagesë.

Vajza shprehet se i është prishur dita më e bukur e jetës, ndërsa kërkon që t'i kthehen mbrapsht paratë e parapaguara, të cilat i ka siguruar duke punuar.

Sipas saj, ka edhe shumë persona të tjerë që po përballen me situatën e saj, pasi siç u bë publike në media, në këtë kompleks luksoz 10 milionë eurosh, organizoheshin dhjetëra dasma çdo sezon vere.

E reja tregon se nuk janë telefonuar nga askush për t'ju dhënë shpjegime, se si do procedohet më tej, pas sekuestrimit të resortit, në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, Jan Prenga.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ kam nje problem shume te madh , un ne gusht te ketij viti dmth 2020 kisha dasmen e prenotuar tek resorti Golden! Problemi eshte ketu, e morem vesh qe eshte sekuestru etj etj se nuk kemi faj ne te shkretit se dasmen me leket tona do e benim, po kush na pergjigjet per kaparin e lokalit e jo vetem. Pse nuk del njeri te na kthej ato dy lek se i kemi me djers , si puna ime ka edhe shume te njerz te tjere qe na ka ren qielli mbi koke! Na kan prish diten me te bukur! S'na kane thene asgje fare, asnje nuk na ka telefonuar per te na dhen shpjegime! Ato mund te ken hallet e veta po nuk na intereson se kemi dhen gjith ato lek kapare 😭 Ju lutem publikojeni 🙏🙏 Anonim( se na vje naj selam aman se nuk kemi takserat)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit