Mungesa e ngrohjes në shkolla është një nga problematikat më të mëdha me të cilat po përballen sot nxënësit shqiptarë.
Teksa jemi në stinën e dimrit, dhe në të gjithë vendin janë ulur ndjeshëm temperaturat, nxënësit detyrohen ta përballojnë motin e ftohtë duke u veshur trashë dhe me xhupa.
Madje, disa ditë më parë bëmë publik një rast ku nxënësit në një shkollë të Skraparit kishin marrë batanije me vete në klasë, për shkak të mungesës së ngrohjes.
Së fundmi, nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Berat kanë protestuar në një mënyrë origjinale për këtë problem kaq madhor për ta.
Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ata kanë hedhur lëndë djegëse në pllakat e klasës dhe më pas i kanë vënë flakën.
Me qindra shkolla në të gjithë vendin nuk kanë sistem ngrohje.
Madje edhe ato që kanë sistem ngrohje, nuk vihen në përdorim, pasi ashtu janë "urdhrat nga lart".