“G.P.G Company” dhe “Vëllezërit Hysa” janë dy prej kompanive që kanë përfituar më shumë tendera gjatë qeverisjes së Ramës. Edhe pse të dy kompanitë janë akuzuar për moskryerje punimesh apo për evazion fiskal ata vazhdojnë të fitojnë sërish tendera.
Pronari i kompanisë “ G.P.G”, Paqsor Buzi është arrestuar në shtator të vitit të kaluar për evazion fiskal. Kompania e administruar nga Buzi është gjithashtu fituesi më i madh i tenderave në kuadër të projektit të bujshëm “Rilindja Urbane” të qeverisë Rama.
Sipas të dhënave të Thesarit, G.P.G Company ka përfituar tendera publikë në vlerën e 69 miliardë lekëve në total përgjatë viteve 2015-2019.
Por edhe pronarët e “ Vëllezërit Hysa”, Agron dhe Kujtim Hysa janë arrestuar në qershor të vitit 2018 me akuzën së nuk kanë kryer punimet për rrugën e Gjinarit.
Edhe kjo kompani sipas të dhënave të Thesarit ka fituar 39 miliardë lekë nga tenderat gjatë 4 viteve të fundit.
Së fundmi këta dy kompani janë bashkuar për të fituar një tjetër tender më shifra stratosferike.
Bëhët fjalë për tenderin me objekt “ Linja kryesore për furnizimin me ujë dhe rrjeti shpërndarës i ujësjellësit për qytetin e Belshit” dhe që do të kushtojë plot 4 miliardë lekë. Vellëzerit Hysa janë të preferuarit e Bashkisë Belsh pasi ka bërë edhe rikonstruksionin e gjithë qytetit.
Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm tri kompani, çka tregon se fituesi është ditur përpara se ky tender të bëhej publik.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se e ka fituar kompania me shifrën më të lartë të ofruar. JOQ ALBANIA