Pas emocioneve të shumta në vitin 2019, garat me motora rikthehen sërish.
Kampioni në fuqi i Moto Gran Prix, Marc Marquez, nuk e ka nisur mirë vitin 2020.
Në ditën e dytë të testeve zyrtare në ‘Sepang International Circuit’, Marquez e ka parë vetën të përplaset në tokë bashkë me Hondan e tij.
Spanjolli u përplas në kthesën e 15-të, duke mos arritur t’i shpëtojë aksidentit, si pasojë e dëmtimit në bërrylin e tij.
Më poshtë mund të ndiqni edhe videon ku shihet e pilotit spanjoll, i cili vitin e kaluar dominoi në Moto GP duke vendosur diktatin.