Fisi i Vilma Nushit nuk ngopet me tendera, Ushtaraku i jep 160 milion lekë “TRIMED”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.02.2020, 16:50

Nuk rreshtin së përfituari klientët e Edi Ramës nga tenderat shumë milionësh. Një nga ato fusha ku miqtë e kryeministrit kanë marrë më shumë tendera është në sistemin e Shëndetësisë. Këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi i fituar së fundmi. Tenderi i dhënë nga Spitali i Traumës me objekt “Furnizim me pajisje mjekimi (materiale konsumi) për shërbimin e Ortopedisë në SUT”, me një shifër rreth 160 milion lekësh.

Por kush është fituesi i këtij tenderi? Askush tjetër përveç “Trimed Shpk”, e cila në këto vitet e fundit vetëm në sistemin e Shëndetësisë ka marrë plot 758 tendera. Këto tendera kapin vlerën e 3.3 miliardë lekëve.

Por kush fshihet pas kësaj kompanie e cila ka arritur të përfitojë kaq shumë tendera? Nga kërkimet rezulton se deri në vitin 2017, aksionerja kryesore në këtë kompani ka qenë Vilma Nushi, e cila njihet për lidhjen e ngushtë që ka më kryeministrit Rama.

Më pas Nushi, ia ka shitur aksionet e saj, një biznesmeni anglez i quajtur Dominic Noel William Evans. Anglezi është bashkëshorti i mbesës së Nushit, Ledina Hidos.

Ai i ka mbajtur këto aksione për dy vite, më pas ia ka shitur, Endrit Hidos, i cili është i vëllai i gruas së tij ose thënë ndryshe nipi i Vilma Nushit.

Ndërsa si administratore, “ Trimed” ka Gentiana Peshkatarin e cila e kryen këtë funksion që në vitin 2016.

Vilma Nushi, njihet si një nga biznesmenet e cila ka fituar tendera me shifra stratosferike dhe që gjithashtu ka marrë edhe koncesionin e famshëm të “Check Up-it

Edhe pse koncesioni i sterilizimit është marrë në dorë nga SPAK-u, mbeten për t’u parë nëse tenderat e fituar nga kjo kompani do të merren në shqyrtim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit