U shit si super-aksion kundër bixhozit, policia e Lleshit sekuestron vetëm 5 mijë lekë të vjetra

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.02.2020, 20:42

Propaganda, të cilën "Rilindja" e sheh si "armën" e saj më të fortë, duket se ka marrë të tjera përmasa.

Kësaj here bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, e cila ditët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes, që pas nisjes së Operacionit Forca e Ligjit (OFL), që sipas qeverisë synon të kapë "peshq të mëdhenj", por deri më tani vetëm cironka kemi parë në "rrjetën" e uniformave blu.

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit publikoi një njoftim lidhur me një operacion, që e cilësoi si "goditje ndaj organizimit të palejuar të lojërave të fatit".

Sipas policisë, një pronar lokali nga Tirana u kap në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij, u konstatuan duke luajtur poker me lekë.

Policia njoftoi dje se:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë . Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe një nga të proceduarit nga Policia, që ndodhej në lokal.

Ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes me anë të një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetari mohon akuzat e policisë, duke u shprehur se në momentin që erdhi policia, mbi tavolinë ndodhej kusuri i birrave që kishte lënë kamarieri.

Ai thotë se ishin duke luajtur murlan me birra dhe se kjo gjë ndodh çdo ditë në lokal.

Më tutje, denoncuesi thekson se policia nuk ka nxjerrë asnjë foto të materialeve të sekuestruara. Në njoftim thuhet në njoftimin zyrtar se janë sekuestruar letra pokeri dhe një sasi parash, por policia nuk ka publikuar asnjë foto nga operacioni, gjë e cila ngre dyshime. Ai thotë se të katër personat që po luanin nuk kishin më shumë se 22 mijë lekë të vjetra në total.

Së fundmi JOQ ALBANIA ka zbuluar edhe procesverbalin e sekuestrimit të parave që ndodheshin në lokal. Turp ta thuash, por policia ka sekuestruar vetëm një monedhë 500 lekëshe.

Mesa duket ky quhet aksion i fuqishëm kundër bixhozit sipas policisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit