“Shqipëria, vend i sigurt”, qytetari i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” policisë së Lleshit: Ky vend ka marrë fund, rinia po ikën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.02.2020, 18:55

Policia e Lleshit bën me dije se prej janarit deri më sot janë riatdhesuar 808 shtetas, ndërkohë që bën edhe një njoftim që në fakt ka shkaktuar shumë reagime te qytetarët.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë përpjekje për të kërkuar azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së, pasi Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

“Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e policisë. Kjo deklaratë e fundit ka revoltuar një qytetar, i cili ka dërguar një mesazh të gjatë në redaksinë e JOQ Albania-s, duke ngritur disa pyetje shumë thelbësore në lidhje me sigurinë që ofron shteti ynë dhe policia e Lleshit.
Qytetari shkruan i acaruar se Shqipëria është lodhur nga këto deklarata boshe si dhe rinia është plakur para kohe nga vështirësitë që po përjetojnë.

Sipas tij, në Shqipëri ka vetëm tre opsione ku këto janë: varfëri, krim dhe mjerim. Pas akuzave të shumta ndaj qeverisë për kushtet e mjerueshme ne Shqipëri, qytetari ka një thirrje të fortë për rininë.

'Forca rini, te luftojme per te ardhmen e te harrojm te shkuaren kam besim se Ne Rinia nuk do te dorzohemi deri ne momentin fundit', shkruan ai.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ ,, duke ndenjur ne TV me kapi syri kete pjesen Lajmin e fundit Dua ti them Shtetit tim qe cfar sigurie fjalen ? sigurin private apo jetese? ky vend ka marr fund ? Shqiperia eshte lodhur ? Rinia jan plakur para kohe ? Ne vendin tim nuk ka me asgje te mire per te jetuar as punuar ? ne Shqiperi punon ai qe ka lekun me 8 apo 12 vite klase ,behet shef , drejtor , minister , kryetar apo ku ta di un ? mjafton nga nje 5000 mije € e siper dhe postin e ke te sigurt , Doni fakte , ? Hulumtoni dhe do gjeni sa te doni ? te tjeret qe mbarojn shkolen e larte bachelor rrijn dhe pa pune? Ta bejn te mirin te thojn oll sa keq nuk e ke masterin po ta kishe masterin do benin dicka . Ai qe ka masterin jep 5-she ose 7-shen mije € dhe ku po don me shkue o vlla ? Ne shqiperi sa te ardhme ? Ai qe ka nje biznes e mbyt me ngritje taksash ngritje cmimit vjedhe te kilovateve te dritave nese duhet te paguash 100 mi lek me vjedhje shkon16000 mi lek? ja pra ky eshte realiteti . Studentin e mashtron gjasme me nje fasad konvijti ? apo me nje cope karton abone ? invalidin e mashtron me gjysem karton . me pretektsin qe ke te gjitha sherbimet e paguar por ne realitet as nje sherbim . Sherbimi Spitalor eshte katastrofe . doktorret te lejn te shtrihesh per toke nese nuk ferkon xhepat .etjet etj etj me pak fjale Shqiperi e dergjur ne mjerim. ne Shqiperi ke vetem 3 opsione falas pa internet . Varferi ,krim dhe mjerim . faleminderit nese e poston por nese mundesh anomim .se ma heqin dhe nje gjysem pensioni te ndjerit babit tim Foca Rini te luftojme per te ardhmen e te harrojm te shkuaren kam besim se Ne Rinia nuk do te dorzohemj deri ne momentin fundit . faleminderit nese e postoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit