Qytetarja denoncon rastin flagrant: Si po shpërdorojnë detyrën punonjësit e Hipotekës dhe noterët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2020, 22:19

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një skandal në redaksinë e JOQ Albania, në lidhje me një institucion shtetëror që pagohet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një rast flagrant të shpërdorimit të detyrës nga punonjësit e ALUIZNI-t në Tiranë.

Shtetasja Iliriana Mezini shprehet se ka një konflikt pronësie me shtetasen Hajrie Çela dhe shkak për këtë është bërë papërgjegjshmëria e punonjësve të ALUIZNI-t dhe noterëve.

Znj.Mezini tregon se gjithçka nisi pasi babai i saj i ka shitur një dhomë dhe oborrin përpara komshiut të tij, Qazim Çela, babai i Hajries.

Pas vdekjes së tij, znj.Çela paraqitet në noteri në vtin 2007, ku noterja Mirka Papa harton një deklaratë noteriale të nënshkruar nga vetëm një dëshmitar, që nuk ka ndryshim kufijsh të shtëpisë së Hajrie Çelës.

Sipas denoncueses, noterja duhet të saktësonte se dëshmitari ka deklaruar për kufirin me shtëpinë e tij, që në fakt nuk kishte të ndryshonte, pasi muret ishin dhe janë të përbashkëta.

Denoncuesja vijon më tej duke thënë se znj.Çela e regjistroi pasurinë në Hipotekë, por pasuria e saj e saj u shumëfishua duke u bërë 220 m. Më pas znj.Çela u lidh me një firmë ndërtimi.

Ajo tregon se ka kërkuar një përgjigje nga ALUIZNI Qendror dhe Vendor për këtë problem, por nuk i kthyen asnjë përgjigje.

Znj.Mezini vijon më tej:

Ua argumentova se pjesa pas shtepise se saj ka qene shtepia prinderore mbasi shtepite kane qene nen nje KULM dhe kur shteti na i mori shtepine per te ndertuar nje pallat, dhomat tona, salloni, guzhina,etj.u lane hapesire e perbashket ku eshte edhe Kolektori ujrave te zeza, fakt qe verteton se kjo hapesire NUK eshte e Hajries sepse edhe nga ans teknike Kolektori ujrave te zeza te pallatit Nuk mund te vihet ne nje oborr privat❗️

Ajo thekson se në Kadastrën e Tiranës figurojnë dy vërtetime pronësie për të njëjtën shtëpi dhe të njëjtën familje, gjë e cila është diçka e paprecedentë.

Denoncuesja thotë se noterja Mirka Papa nuk ka lexuar vërtetimin hipetekor v.1963, i cili përcakton pjesën që babai i saj i ka shitur babait të znj.Çela, duke firmosur një tjetër vërtetim hipotekor, që bie ndesh me atë që disponon ajo.

Ajo thotë se noterja duhet të kishte thërritur edhe familjen e saj si dëshmitar, pasi janë në kufi, përpara se të firmoste vërtetimin hipotekor të znj.Çela.

Denoncuesja disponon edhe shkresat zyrtare, të cilat provojnë shpërdorimin e detyrës që është kryer nga noterja dhe punonjësit e Katasdrës së Tiranës.

Denoncimi i plotë i znj.Mezini:

Mirembrema JOQ❗️ Jam nje banore e Tiranes dhe vij nga nje familje intelektuale❗️ Vete jam juriste, tani ne pension dhe mqs “gjithe dyert me jane mbyllur” po ju drejtohem juve me shprese se do publikoni nje problem shume serioz te cilin prej kaq vjetesh nuk po e zgjidh❗️

Ne v.1963 im ate i shet komshiut Qazim Cela, dy qurna, nje dhome zjarri dhe nje oborr PERPARA, me gjatesi lineare 5.5 m dhe gjeresi lineare 3.5 m.

Ne v. 2007, pas vdekjes se te jatit, Qazim Cela, e bija, Hajrie Cela paraqitet ne noteri dhe noterja Mirka Papa harton nje deklarate noteriale te nenshkruar vetem nga nje deshmitar, Sami Dervishi,qe nuk ka ndryshim kufijsh te shtepise se Hajrie Celes. Noterja duhej te saktesonte se ky deshmitar ka deklaruar per kufirin me shtepine e tij qe ne fakt nuk kishte si te ndryshonte mbasi muret ishin e jane te perbashketa❗️ Ne v.2013 Hajrie Cela rregjistron pasurine ne Hipoteke por kete here pasuria saj u shumefishua mbasi u be 220 m dhe ajo u lidh me nje firme ndertimi❗️

I kam shkruar dhe sqaruar me dokumenta keshtu sic po ju shkruaj juve,ALUIZNIT VENDOR E QENDROR ne 20 dhjetor 2018 por asnje nga ata nuk me kthyen pergjigje❗️

Ua argumentova se pjesa pas shtepise se saj ka qene shtepia prinderore mbasi shtepite kane qene nen nje KULM dhe kur shteti na i mori shtepine per te ndertuar nje pallat, dhomat tona, salloni, guzhina,etj.u lane hapesire e perbashket ku eshte edhe Kolektori ujrave te zeza, fakt qe verteton se kjo hapesire NUK eshte e Hajries sepse edhe nga ans teknike Kolektori ujrave te zeza te pallatit Nuk mund te vihet ne nje oborr privat❗️

Vec ketij fakti ka edhe nje fakt tjeter❗️ Ne vertetimin hipotekor te v.1963 thuhet se oborri eshte PERPARA e jo Prapa apo anash shtepise se familjes Cela❗️

Eshte vertet revoltuese sesi ky institucion, pra Aluizni, ndonese i ka keto fakte nuk denjon te jape pergjigje❗️ Ne foton e nisur , shihet qarte bordura e trotuarit te pallatit, ndersa ne qoshe, majtas duket nje rrumbullake vogel ku eshte kapaku Kolektorit ujrave te zeza❗️ Tek catia, poshte tjegullave duken traret e prere sepse ne vec muri qerpic na ndante nga njeri tjetri❗️ Ka mbyllur me mur hapesiren e perbashket❗️

Aluiznit Vendor dhe Qendror i kam shkruar qe ne 20 dhjetor 2018 ate qe ju paraqita dhe juve por ata ne vend qe te me sjellin pergjigje per kete denoncim te bazuar ne dokumenta shteterore, “rreshqasin”si ngjale, shkakun e dine ata❗️

Noterja Mirka Papa valle a nuk lexoi vertetimin hipotekor te v.1963 i cili percakton cfare sasie i eshte shitur babait te Hajries dhe nga kush❓ Perse nuk na therriti dhe neve qe kemi qene kufitar ne veri por u mjaftua vetem me nje kufitar mbasi kufitari Zyma NUK ka firmosur❗️

ARTAN LAME SI MUND TE LEJOJE QE NE KADASTREN E TIRANES TE FIGUROJNE DY DOKUMENTA PRONESIE PER TE NJEJTEN SHTEPI E TE NJEJTEN FAMILJE❓❓❓

KAM RAPORTUAR EDHE VERBALISHT TEK ALUIZNI QENDROR E ME DHANE NJE PERGJIGJE ABSURDE: “ DENONCO TI NE PROKURORI SE I DENOJME NE❗️”

ME CFARE TAGRI T’A DENONCOJ UNE KETE RAST❓

UNE PO TE RAPORTOJ TY QE NE DHJETOR TE V. 2018 E KETEJ E TI SI KADASTER QENDRORE NUK INTERESOHESH❗️

KETA PO SHPERDOROJNE DETYREN E PROBLEMI KA MBETUR NE VEND NUMERO❗️

SI ESHTE E MUNDUR QE NJE GRUA ME 7 VJECARE POR ME MASTER NE DJALLEZI TE TRIUMFOJE NE NJE RAST TE TILLE QE AS ALUIZNI NUK PO VEPRON❓

PYESIN KOMSHINJTE, TE AFERMIT, MIQESIA IME....

♦️Faleminderit qe me lexuat, presim pergjigje te gjithe❗️ Respekte❗️

P.S. Zoti e din sa pronare te tjere po vuajne shperdorimin e detyres nga noteret dhe punonjesit e Hipotekes❗️🙉🙉🙉

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit