Manchester City ka nevojë për ndryshime në ekip dhe klubi i kaltër kërkon ta nisë nga reparti i sulmit. Drejtuesit janë hedhur në sulm për të gjetur pasardhësin Serxho Agueros.
“Qytetarët” dëshirojnë një “bomber” para portës dhe alternativa e parë është Erling Haland i Borusia Dortmundit.
Media britanike “90min” shkruan se klubi anglez do të tentojë ta blejë sulmuesin norvegjez në verën e vitit 2021, kur skadon dhe kontrata e Agueros me Manchester Citun.
Nëse Dortmundi do të nxirrte në treg Halandin, City duhet të paguajë dhe klauzolën e prishjes së kontratës me verdhezinjtë e cila kap shifrën e 75 milionë €.
Megjithatë, trajneri i Pep Guardiola ka përzgjedhur një alternativë të dytë nëse operacioni për transferimin e Halandit dështon.
Katalanasi ka futur në listë dhe Mauro Ikardin, po argjentinasi mund të blihet nga PSG-ja në përfundim të këtij sezoni. Të shohim cila do jetë zgjedhja e Cityt...