UKT i jep tender 210 mln lekë kompanisë “Arb&Trans”, pronari Fatmir Firi i dënuar për mashtrim

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.02.2020, 16:55

shtator të vitit të kaluar, policia arrestoi disa biznesmene me akuzat për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.

Kompanitë e tyre i kishin shkaktuar shtetit një dëm rreth 30 milionë euro. Një prej tyre ishte edhe pronari i kompanisë “Arb & Trans 2010”, Fatmir Firi i cili u dënua nga Gjykata Penale me 20 ditë burg.

Por edhe pse ky person është dënuar njëherë , kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak që pas kryerjes së dënimit të tij, ai të fitoi sërish tendera nga institucionet shtetërore.

Është pikërisht UKT-ja, institucioni i cili ia ka dhënë këtë tender Firit.

Objekti i tenderit është “ Ndërtim rrjet shpërndarës ujësjellësi në fshatin Qenam, Njësia Administrative Zall-Herr”. Shifra e këtij tenderi është plot 210 milionë lekë.

SHIKO TENDERIN:

NDËRTIM RRJET SHPËRNDARËS UJËSJELLËSI NË FSHATIN QENAM, NJËSIA ADMINISTRATIVE ZALL-HERR

Ndërsa bien në sy fakti që të gjithë operatorët e tjerë janë skualifikuar nga gara. Në këtë tender kanë marrë pjesë 9 kompani. Të gjitha kompanitë, përveç “ Arb & Trans 2010”, janë skualifikuar për të njëjtën arsye. Arsyeja e skualifikimit nga gara ka qënë “ Dokumentacioni i paraqitur nga Operatori Ekonomik “është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit. Kapaciteti Teknik nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, kapaciteti teknik dhe professional”.

SHIKO SPECIFIKIMET TEKNIKE

Disa prej specifikimeve teknike për këtë tender ishin: një punësim mesatar prej 60 punonjësish në vitin 2019; staf teknik për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt ku në tre muajt e fundit duhet të ketë si të punësuar 1(një) Inxhinier Ndërtimi ,1(një) Inxhinier Hidroteknik ,1(një) Inxhinier Elektrik, të ketë 16 mjetë teknike të ndryshme dhe disa specifikime të tjera. Por një specifikim që bën përshtypje është se kompania garuese duhet të ketë 60 kokore pune.

Edhe pse vazhdojnë të hidhen qindar miliona lekë për ujësjellësa dhe kanalizime, qytetarët vazhdojnë ta vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas të dhënave të Thesarit kjo kompani gjatë viteve 2015-2019 ka përfituar nga buxheti i shtetit 1.4 miliardë lekë.

Ndërsa gjatë viteve të fundit ka arritur të marrë 8 tendera, me një shifër totale prej 940 milionë lekë.

Edhe pse pronari i kësaj kompanie është arrestuar njëherë për akuzat e “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak, drejtorin e UKT-së Redi Molla që t’i japë atij sërish një tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit