Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur në Tapizë, policia jep njoftimin 13 orë pas ngjarjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.02.2020, 08:46

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:00 në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës.

JOQ Albania raportoi aksidentin e rëndë, ku disa dëshmitarë dërguan edhe pamje nga vendi i ngjarjes dhe konfirmuan për vdekjen e një të moshuari, i cili sipas tyre u përplas për vdekje nga një makinë.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 13 orë nga aksidenti, policia mesa duket tani është "kujtuar" për të dhënë njoftimin mbi këtë aksident, informacioni për të cilin nuk iu referua asnjë mediaje mbrëmë.

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se:

Secialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Vlen të theksohet se e njëjta gjë ndodhi edhe me aksidentin e mesditës së djeshme në Tiranë, ku moderatorja Ilda Bejleri përplasi me makinë një grua të moshuar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së kryeqytetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50, por Policia dha njoftimin zyrtar vetëm pasi lajmi doli në media, disa orë pas ngjarjes, por nuk dha asnjë detaj për drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Nuk dihet ende arsyeja pse Policia e Shtetit nuk ka informuar publikun në kohë reale lidhur me këto dy aksidente.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit