Voltana i jep 260 mln lekë kompanisë me administrator nipin e Sadri Abazit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.02.2020, 11:54

Shumë herë nga foltorja e Partisë Demokratike e kanë akuzuar deputetin Sadri Abazin, se nipi i tij po përfiton tendera pa garë nëpër bashkitë e vendit, apo nëpër institucione të tjera shtetërore.

Por kësaj here këtë gjë e ka bërë një eksponente e PD-së. Pasi i dha një tender vëllait të Safet Gjiçit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dhënë dy tendera, kompanisë “ALKO-IMPEX General Construcion”, që ka si administrator Arbër Abazin, që është nipi i deputetit socialist.

Objekti i këtyre dy tenderave është “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Jugore A“ dhe “ Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Veriore B“. Këto dy tendera kapin shifrën totale prej 262 milionë lekësh. Të dy këta tendera janë bërë me proçedurën “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”.

Tenderi i parë i cili ka si objekt “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Jugore A”, ka një fond prej 149 milionë lekësh.

Ndërsa tenderi i dytë me objekt “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Veriore B”, ka një fond prej 112 milionë lekësh.

Të dy tenderat janë shpallur në 31 dhjetor të 2019-s, ndërsa lidhja e kontratës është bërë me 6 shkurt.

Por kjo kompani nuk është e panjohur për publikun, pasi renditet në 5 kompanitë që ka fituar më shumë tendera gjatë 4 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Thesarit, gjatë viteve 2015-2019, kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit, plot 22 miliardë lekë.

Kujtojmë që kjo kompani para disa vitesh është akuzuar se ka përfituar tendera me dokumenta false.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit