Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit, e vlefshme përgjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Duhet theksuar se kuqezinjtë e Piolit e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por Buffon ishte në ditën e tij më të mirë sot.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Djalli” iu afrua disa herë golit të avantazhit.
Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Milanin në sulm. Pas disa tentativave, ishte i zakonshmi Ante Rebiç, që i dha avantazhin ekipit të tij.
Në minutën e 61’, pas një krosimi perfekt të marrë nga Kastijeho, e shfrytëzoi në maksimum, duke e dërguar në rrjetë. Në minutën e 72’, Teo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Ishte Kristiano Ronaldo që barazoi shifrat, teksa kthehu në gol një penallti të fituar nga ai vetë në minutën e 91’. Kështu, sfida u mbyll 1-1 dhe gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit.