Rama tha se “po lufton krimin organizuar”, banori i tregon bandat që transportojnë drogë me furgona me reklama sallamrash

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.02.2020, 20:36

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", përballë një paneli gazetarësh.

Teksa u përpoq t'u hedhë hi syve të shqiptarëve, duke justifikuar rritjen e frikshme të kriminalitetit në vend, Rama tha ndër të tjera se po e kanë luftuar dhe po e luftojnë krimin e organizuar.

Kjo deklaratë e Ramës është përgënjeshtruar nga një qytetar nga Vlora, i cili ka treguar se çfarë ndodh në fshatin ku ai jeton.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku thotë se disa muaj më parë në fshatin e tij erdhi një bandë nga Vlora, e cila sipas tij transportonte lëndë narkotike drejt Turqisë.

Banori i zonës thekson se ata u strehuan në shtëpinë e një bashkëfshatari të tij, i cili punon si polic kufitar.

Më tej ai thotë se banda e ushtronte aktivitetin pa asnjë problem policor, pasi shefi i policisë kufitare ishte paguar me 20.000 euro.

Ai tregon se droga transportohej me furgona që mbanin reklama sallami në mes të ditës.

Mesazhi i plotë:

Mirembrema JOQ! Bera gabim dhe ndoqa emisionin Opinion, ku i ftuar ishte Kryeminstri i vendit tim por jo i imi! Ai tha: ne gjithmone kemi luftuar dhe po luftojme krimin e organizur! Une po i them: ne muajn Nentor 2019 ne fshatin tim erdhi nje bande nga Vlora e cila transportonte Kanabis ne Turqi. Shtepia ne te cilen ata u strehuan i perket nje bashke fshatari i cili kryen aktualisht detyren e policit kufitar. Banda e ushtronte aktivitetin pa asnje problem policor, sepse shefi i policise kufitare ishte paguar 20.000€. Mallin e sillnin ne mes te dites me frugona qe mbanin reklama sallami. PS: per te gjithe ata qe komentojne pse nuk flas me emra konkret: nuk dua te permend asnje emer sepse une nuk paguhem per kete dhe as nuk jam pjese e OFL-eshit! Anonim ju lutem!

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit