Irani ka ndaluar prodhimin e dhuratave të Ditës së Shën Valentinit dhe çdo promovim të kësaj ditë. Festa e dashurisë romantike shihet si një përhapje e kulturës perëndimore në këtë vend.
Festimi i 14 shkurtit nuk është zyrtarisht i ndaluar, por ekstremistët kanë paralajmëruar vazhdimisht për përhapjen korruptive të vlerave perëndimore. Agjensitë iraniane të zbatimit të ligjit lëshojnë paralajmërime çdo vit dhe ndonjëherë mbyllin bizneset që shesin arinj pelushi të bërë me zemër të kuqe në gjoks, çokollatë dhe ëmbëlsira të lidhura me shirita të kuq, balona të kuq dhe madje edhe trëndafila të kuq.
Prokuroria e qytetit Kom, kërcënoi bizneset që promovojnë "simbole antikulturore siç janë simbolet e Shën Valentinit" se do t'i mbyllin ato nga një në gjashtë muaj nëse nuk respektojnë rregullat.
Të rinjtë iranianë shpesh festojnë ditën e Shën Valentinit në kafene dhe restorante. Qeveria paralajmëron këto institucione paraprakisht për t'i ndaluar njerëzit të festojnë ditën e ndaluar të dashurisë. Asnjë qiri apo balonë të kuqe, nuk ka shkëmbim dhuratash dhe padyshim që nuk ka oferta speciale për këtë rast.
***
Burimi: GazettadelMezzogiorno| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA