Gjatë ditëve të fundit, videoja e një burri, i cili qëllon vazhdimisht karriken në të cilën është ulur një grua para tij në avion, është bërë virale. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë së avionëve.
Wendi Williamd ishte duke udhëtuar me American Eagle nga New Orleans për në Charlote në momentin që ndodhi incidenti. Pasi i dha kompanisë së fluturimit çdo mundësi për të ndrequr këtë incident dhe për të bërë që udhëtimi i saj të shkonte siç duhej, ajo vendosi të publikojë videon në Twitter.
Si përgjigje ndaj këtij incidenti, CEO Ed Bastain foli me tone të ashpra. Ai deklaroi se personat që fluturojnë, duhet të kërkojnë lejen e personit që qëndron pas tyre për të ndryshuar pozicionin e karrikes në të cilën janë ulur.
Në deklaratën e tij, Bastain tha:
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, djali, i cili nuk është identifikuar, vihet re që qëndron i ulur pas ndenjëses së Wendit, në rreshtin e fundit të avionit. Ai e kishte të vështirë të lëvizte në hapësirën e vogël që iu krijua pasi ëendi uli ndenjësen e saj, ndaj nisi ta qëllonte atë me grusht vazhdimisht.
***
Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA