Një argjendari në qendër të Elbasanit ka rënë pre e grabitjes. Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur argjendarinë në mes të ditës.
Mësohet se argjendaria ndodhet vetëm 15 metra larg Policisë së qytetit.
Bëhet me dije se autori ka kërcënuar shitësen dhe ka grabitur një sasi bizhuterish me vlerë.
Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorëve.