Familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit Ostren, në Bulqizë, po i japin lamtumirën e fundit nënës me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, të cilët humbën tragjikisht jetën një ditë më parë.
Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë.
Nga dyshimet e para thuhet se vdekja është shkaktuar nga bombola e gazit, por familjarët hedhin poshtë këtë pistë. Një fushë tjetër që po hetohet është edhe ajo e helmimit të ushqimit.
Familjarët janë plot dhimbje nga kjo tragjedi teksa tregojnë edhe detaje prekëse nga jeta e pjestarëve që kanë mbyllur sytë.
Një i afërm i familjes tregon për BW se vajza e cila humbi jetën ishte e fejuar prej dy vjetësh dhë shtatorin e këtij viti do të martohej.
Ai shprehet: