Është lënë komplet në harresë fshati Sofraçan i Buqizës, ku banorët ankohen për kushtet e mjerueshme që mbizotërojnë. Ata shprehen se në këtë fshat kanë mbetur vetëm 20 shtëpi, por dikur ky fshat ka qenë mjaft i populluar.
Problematikat janë të shumta në Sofraçan. Rrugët janë të pashtruara, madje mungon uji nëpër banesa.
Një tjetër problematikë e madhe është edhe mungesa e energjisë elektrike, ku herë pas herë ndërpriten.
Ky fshat është harruar totalisht nga autoritetet, konkretisht nga Njësia Administrative Zerqan por dhe bashkia e Bulqizës.
Edhe pse kanë marrë premtime të shumta gjatë fushatave elektorale, gjendja në Sofraçan lë shumë për të dëshiruar.