U tha se vrau veten, reagon Prokuroria e Gjirokastrës: Çështja e Kacifasit po hetohet ende

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.02.2020, 18:09

Nga përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore të policisë shkencore, rezultoi se Konstandin Kacifas nuk u qëllua nga RENEA, por ai vrau veten. Nga ekspertiza rezultoi se Kacifas kishte dy plumba në trup.

Mirëpo, shumë pak pas publikimit të lajmit në lidhje me ekspertizën ndaj Kacifasit, erdhi reagimi i Prokurorisë së Gjirokastrës.

Në njoftim thuhet se çështja është ende në fazën e hetimit paraprak dhe nuk ka arritur në një përfundim në lidhje me këtë çështje.

"Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal", thuhet në njoftim.

Më tutje, raportohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e pa anësi

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal. Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e pa anësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. DREJTUESI I PROKURORISË.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit