‘Kompania Serjani’ mashtron shqiptarët e shkretë, ndryshe u shkruhet rroga në kontratë e ndryshe paguhen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.02.2020, 20:22

Një burrë nga qyteti i Fierit ka shkruar ditën e sotme pranë redakisisë së JOQ Albania. Ai ka treguar hallin e tij.

Zotëria tregon se punon në kompaninë e sigurisë ‘Serjani’ dhe se janë kontraktor te ‘Bankers Petroleum’, për të ruajtur puset e naftës.

Ai tregon se në kontratën e punës është e shkruar sikur punojnë 8 orë në ditë dhe rroga është 390 mijë lekë të vjetra.

Sipas zotërisë kjo është e gjitha në letra sepse në të vërtetë ata nuk kanë as pushime vjetore, si shkruhet në kontratën e punës që duhet të kenë një muaj pushime në vit dhe paga është 330 mijë të vjetra në muaj.

Në fund të mesazhit të tij ai pyet se ku është shteti që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve.

Mesazhi i plotë:

Mirdita..jam nje zotri nga fieri ,dua te bej nje denoncim, punoj te nje kompani security te serjani shpsf.jemi nenkontraktor te bankers petrolium kemi ne ruajtje puser e naftes te kompanis bankers,.kontratat e punes ne i kemi firmosur sikur punojm 8 ore ne dite 40 ore ne jave 1 muaj leje ne vit dhe rroga 390 mij lek te vjetra...kurse nr te vertet na paguajn 330 mij je muaj 48 ore java dhe pushime vjetore nuk kemi...dhe 3 muaj kemi punuar nga 60 ore java,kontratat e punes na i bejn cdo 3 muaj gjoja jemi ne prove kir ne fakt kemi vite qe punojm..ku esht shteti jon qe te na mbroj te drejtat tona.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit