Sot u shoqëruan për në banesën e fundit nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fajtoni të cilët vdiqën në banesë. Ngjarja tragjike ndodhi ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës, ku lot dhe dhimbje pa fund pati për shuarjen e tre pjesëtarëve të familjes Tola.
Nga ana tjetër, raportohet se Merita, 16 vjeç, e vetmja e mbijetuar nga kjo ngjarje ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pasi u hodh poshtë nga ekspertët teza se ata mund të ketë vdekur si pasojë e rrjedhjes së gazit, u dyshua se gruaja dhe fëmijët e saj ndërruan jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi i sobës me dru.
Ndërkohë një i afërm i familjes i ka hedhur poshtë këto teza. Ai thotë se nuk ka pasur sobë, si dhe po pret se ç'do thotë ekspertiza.
Ai tha:
I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt , ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.