Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirus, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2020, 07:28

Vijon të rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga koronavirusi, i njohur ndryshe edhe si Covid-19 nga OBSH.

Autoritetet kanë konfirmuar këtë mëngjes se numri i viktimave ka shkuar në 1,669, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit virusi vdekjeprurës u ka marrë jetën 142 personave në të gjithë Kinën.

Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i të prekurve nga koronavirusi, duke shkuar në mbi 69,000.

Vetëm katër vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Vdekja e parë që ndodhi jashtë Azisë u raportua të shtunën në Francë, ku një turist 80-vjeçar që trajtohej nga 25 janari nga koronavirusi ndërroi jetë.

Tre vdekjet e tjera jashtë Kinës janë regjistruar në Hong-Kong, Filipine dhe Japoni.

Autoritetet shëndetësore kineze raportojnë se thuajse 9,500 pacientë me koronavirus janë trajtuar dhe kanë lënë spitalet në të gjithë Kinën.

Megjithatë, ekzistojnë shqetësime se masat e rrepta të marra në të gjithë vendin mund të mos kenë qenë të mjaftueshme për të frenuar përhapjen me ritme të shpejta të virusit vdekjeprurës në disa qytete të mëdha të Kinës, të cilat kanë qenë të izoluara totalisht prej gati një muaji.

Koronavirusi i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Kinës. Për shkak të kësaj, Kina po përpiqet të rikthejë në punë bizneset që u mbyllën dhe të rihapë shkollat që u pezulluan për javë të tëra.

Ekspertët e ekonomisë thonë se niveli i krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirus është i menaxhueshëm. Nëse numri i rasteve të reja të koronavirusit ngadalësohet, dhe fabrikat e e Kinës rihapen së shpejti, dëmi ekonomik do të jetë vetëm për tre mujorin e parë.

Nëse virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi, dëmi ekonomik do të jetë më i madh.

Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit