Një episod i pazakontë është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një shofer i papërgjegjshëm ka kryer një akt të turpshëm ndaj një polici.
Siç shihet dhe në videon e bërë virale në rrjet, punonjësi i policisë po ecte në këmbë në trotuarin e një rruge, ndërsa pranë tij ndodhej një pellg me ujë.
Shoferi i "Volkswagen" shton shpejtësinë dhe kalon mbi pellg duke e bërë "qull" policin.
Teksa e kryen këtë veprim, drejtuesi i mjetit dëgjohet të qeshë së bashku me pasagjerin që filmoi skenën.
Punonjësi i policisë e përjetoi keq këtë akt të paprecedentë ndaj tij, ndërsa disa makina ngadalësohen buzë rrugës, për të parë nëse ai është mirë.
Veprimi i drejtuesit të makinës është i dënueshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas ligjeve, spërkatja e qëllimshme me ujë e një këmbësori dënohet me gjobë nga 100 deri në 5,000 paund, si dhe heqjen e tre pikëve nga patenta.
Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania