8 grabitje brenda një jave/ Zbardhet aktiviteti kriminal i Astrit Thaçit, çfarë iu gjet në momentin e arrestimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2020, 11:08

Është zbardhur aktiviteti kriminal i 27-vjeçarit Astrit Thaçi, i cili dyshohet si autor i të paktën 8 grabitjeve.

Policia ka dhënë detaje mbi grabitjet e kryera nga 27-vjeçari në tre qytete të ndryshme, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Ai u arrestua nga policia ditën e e djeshme në një lokal në Tiranë, ndërsa 8 grabitjet i ka kryer në vetëm 7 ditë.

Thaçi ka grabitur edhe pikën e kredidhënies në Durrës, si dhe plagosi një kryefamiljar në Shkozet, gjatë tentativës për të grabitur një banesë.

Grabitja e tij më e fundit ishte ajo e regjistruar në Elbasan, ku vodhi një argjendari që ndodhej pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 27-vjeçarit i janë gjetur 17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Trajektorja”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Vihet në pranga 27-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë.

27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë.

Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera.

Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit:

A.Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar dhe me prova shkencore u arrit që të dokumentohej veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, kryer nga ky shtetas në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht:

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit