Rreth 300 zogj u gjetën të ngordhur në tokë, pasi kishin rënë nga qielli. Askush nuk kishte një përgjigje për atë që kishte ndodhur, deri pak kohë më parë.
Testi toksikologjik i bërë tek shpendët ka përfunduar sëfundmi, rreth dy muaj pasi tufa e gjallesave u gjet e ngordhur në një rrugë pranë Bodedern, në ëalesin Verior, në muajin Dhjetor. Menjëherë, pasi u zbuluan zogjtë, njerëzit nisën të kishin spekullime të shumta në lidhje me atë që mund t'u kishte ndodhur shpendëve. Tani, departamenti i Ushqimit dhe Punëve Rurale ka bërë publik rezultatet e ekzaminimit.
Zogjtë e ngordhur u zbuluan nga Hannah Stevens, e cila pa tufën e kafshëve që qëndronin pa lëvizur në tokë, mëngjesin e asaj dite. Stevens tha se fillimisht i kishte parë zogjtë duke fluturuar dhe më pas ajo vetë shkoi për të ngrënë diçka.
Rreth një orë më vonë, kur u kthye në të njëjtën rrugë, u pa gjallesat të pajeta në rrugë, duke e lënë të tronditur dhe me pyetjen “ç'mund t'u ketë ndodhur?” në mendje. Ajo thotë se është një ngjarje shumë e çuditshme dhe se disa prej tyre ishin ende gjallë e po përpëliteshin në tokë.
Pas ngjarjes së rrallë, e cila u sinjalizua nga Stevens, hetuesit e ambientit dhe policia nisën të hetonin mbi rastin. Sëfundmi, zëdhënësit zyrtarë kanë bërë me dije se mbi shpenët janë bërë të gjitha testet virologjike dhe bakterologjike në lidhje me gripin e shpendëve, por nuk janë gjetur gjurmë të sëmundjeve infektive.
Shkaku i vdekjes së tyre është ky, sipas një zyrtari, i cili u shpreh kështu:
Ekipi i krimit rural kishte thënë më parë se ky ishte shpjegimi më i mundshëm, duke dyshuar se se zogjtë mund të kishin ndërmarrë veprime evazive, me gjasë për të shmangur një grabitqar, duke bërë që disa prej tyre të përplaseshin në tokë nga hutimi.
***
Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA