Milani po përgatitet për largimin e Gianluigi Donnarumas.
Skuadra kuqezi duket se ka identifikuar edhe zëvendësuesin e portierit italian, në rast se ky i fundit largohet nga skuadra në fundin e sezonit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Milani ka ka zgjedhur Salvatore Sirigu si zëvendësuesin potencial të Donnarummas.
Kontrata e Gigi me Milan do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe akoma nuk ka ndonjë akord për rinovimin.
Kështu, Milani me shumë mundësi do shesë kartonin e lojtarit në fund të këtij sezoni, për të grumbulluar të ardhura dhe ato t'i shpenzojë për merkaton.