Ka biznes multi-miliona dollarësh por ndihet “i vetmuar”, bosi kërkon gruan e jetës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.02.2020, 16:54

Një multi-milioner “i vetmuar” është duke kërkuar dashurinë e jetës së tij pasi ka deklaruar se është duke u përpjekur të krijojë familjen e tij pas vitesh të tëra impenjim në ndërtimin e karrierës.

Ai quhet, Andy Scott dhe është 41 vjeç. Dikur Andy ka qenë i martuar por tani është duke kërkuar gruan e tij të dytë me të cilën do ndajë jetën.

Sipas Daily Mail ai ka një pasuri prej, 32.5 milionë dollarësh, si themeluesi, pronari dhe drejtuesi i kompanisë së investimeve me qendër në Londër “REL Capital”.

Gjatë intervistës së tij, Andy nga Partsmouth tha:

Dua të krijoj një familje dhe nuk dua ta shtyj shumë këtë moment. Por është shumë e vështirë të gjesh dikë që i plotëson të gjtha kriteret”.

Duket se biznesmeni nuk është duke kërkuar një partnere çfarëdo përkundrazi ai do një grua që të jetë deri diku e barabartë me të, e pasur dhe e suksesshme në karrierën e saj.

Ai shtoi:

Nuk dua të mbështes dikë financiarisht në një marrëdhënie dhe as nuk dua që partnerja ime të mos punojë më pasi kjo ndikon në dinamikën e lidhjes duke krijuar pabarazi në marrëdhënie dhe sigurisht nuk është diçka e mirë”.

Andi bëri milionin e tij të parë në moshën 26-vjeçare, por për fat të keq i humbi të gjitha kur ishte 30 vjeç për shkak të krizës financiare.

Gjatë dekadës së fundit ai ka qenë i zënë me ndërtimin e biznesit të tij dhe tani ka gjithçka nga një Rolls Royce, një jaht dhe varkë deri te shtëpitë luksoze në Londër dhe Jug të Francës oh, dhe avionin e tij privat për ta arritur deri atje.

Ai tregon se suksesi i arritur në punë me jetën luksoze e biznesin e tij nuk ka shumë kuptim nëse nuk e ndan përditshmërinë e tij me dikë që ta ketë pranë në vështirësi dhe të mira.

Marrë nga:Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit