Luksi i Edi Ramës, 44 mijë USD me avion privat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.02.2020, 17:26

Nga Stiliano Rushaj

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, është një nga aktivitetet më të rrëndësishme ndërkombëtare mbi sfidat globale të sigurisë. Mes elitës politike, ushtarake, të inteligjencës, elitës financiare, ekonomike dhe teknologjike, atje nuk kanë munguar asnjëherë drejtuesit më të lartë të qeverive të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Pa diskutim që vëmendjen e merr gjithnjë çështja e Kosovës, por këtë herë ka edhe diçka tjetër që ka rënë në sy. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nesër do të kërkojë ndihma në Konferencën e Donatorëve për pasojat e tërmetit, ka shkuar në Mynih me një avion privat, duke shpenzuar të paktën 44 mijë USD për një udhëtim dyorësh. Ai është i pari kryeministër i Ballkanit që ka një avion privat – A319CJ – të gjithin për vete. Për kontrast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi me avionin e linjës tregtare Prishtinë-Mynih (Eurowings).

Avioni, i përdorur nga Edi Rama për të shkuar në Mynih, mban mbishkrimin “Albania”, megjithëse kodi i regjistrimit është ende turk “TC-ANA”, me emrin “Ismail”. Nga të dhënat e regjistrit të aviacionit “planespotters.net”, avioni VIP i përdorur nga Edi Rama si avion privat, ka qënë pjesë e qeverisë turke prej vitit 2005 deri në Shkurt 2020, kur i është dorëzuar qeverisë shqiptare. Vlera e një avioni të tillë të ri shkon deri në 105 milion USD. Qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me marrjen në dorëzim të këtij avioni special nga qeveria turke. Në mungesë të një transparence të plotë, tipike e qeverisë më të korruptuar të Europës, opinioni publik ka të drejtë të ngrejë shumë pyetje rreth këtij avioni.

1.Sa ka kushtuar financiarisht apo politikisht ky avion për shtetin shqiptar?

2.Sa do të kushtojë mirëmbajtja dhe operimi i tij?

3.Sa para të tjera duhet të japin shqiptarët për avionin privat të Edi Ramës?

Modeli i avionit privat kryeministror A319CJ – CJ është ndër më luksozet. Një avion korporatash multimiliardrre, ai është mjaft special, duke patur një konfigurim kabine VIP dhe duke akomoduar deri në 19 persona në bord. Ky model luksi, që po përdor Edi Rama, mund të fluturojë nga çdo destinacion për më shumë se 13 orë fluturim dhe 11.000 km.

Lehtësisht avioni mund të fluturojë nga Tiranë në Los Anxheles pa nevojë të një ndalesë furznizimi me karburant. Aktualisht vetëm 15 avionë të tillë mund të aksesohen për publikun si avionë privatë, ndërsa disa dhjetëra të tjerë janë në përdorim nga korporatat dhe nga qeveri shtetesh të ndryshme si Italia, Turqia, Spanja, etj. Nuk është hera e parë që kryeministri i vendit më të varfër në Europë përdor avionë personalë për të udhëtuar duke ngjalkur, me të drejtë, reagimin revoltues të qytetarëve shqiptarë. Përveçse është i papranueshëm fakti që kryeministri është i vetmi qytetar që mund ta përdorë këtë avion, qytetarët duan të dinë sa është fatura që paguajnë për luksin e shfrenuar të kryeminstrit.

Kostot e mbajtjes së këtij avioni përllogariten me orë. Sipas të dhënave nga prijet.com një A319CJ, pavarësisht orëve të fluturimit, harxhon plot 700.000 USD në vit kosto fikse. Por kostot bëhen edhe më të mëdha nga përdorimi i një avioni të tillë në ajër. 100 orë fluturim kushtojnë 1.1 milionë USD ose 11.000 USD/ora. Kosto të tjera shtesë përfshijnë qindra orë mirëmbajtje në vit, rreth 2.500 USD në orë kosto karburanti si dhe dhjetra mijëra USD kosto parkimi, softëare, siguracione etj.

Në pamje të parë këto shifra janë disi të paqarta, por ajo që duhet të kuptojmë është se, vetëm fluturimi Tiranë-Mynih-Tiranë na ka kushtuar së paku 44.000 USD. Të paktën, nuk ka më dyshime se në vend të një kryeministri normal, që do të duhet të punonte për qytetarët dhe vendin e vet, kemi një sheik që jeton në luks dhe abuzon me popullin më të varfër të Europës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit