Djemtë e Forumit Patriotik “Djemtë e Labërisë” i ka ndodhur një e papritur ditën e sotme. Raportohet se ata janë ndaluar për 3 orë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.
Bëhet me dije se ata janë ndaluar pasi do të zhvillonin një protestë në fshatin Dervician. Tubimi në fokus do të kishte kundërshtimin e vendosjes së bustit të Vasil Shahinit.
Të rinjtë u ndaluan në vendin e quajtur 'Arrat e Lazaratit'. Ata u shoqëruan në polici për të dhënë sqarime në lidhje me tubimin që do të organizohej.
Njëri prej organizatorëve, Florian Canaj ka shpjeguar se protesta nuk do të ishte aspak provokative, por thjesht do i kërkonin autoriteteve tërheqje vemendjeje dhe marrje masash.