165 MLN lekë për korsitë e biçikletave, ato s’duken gjëkundi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.02.2020, 16:46

Ndodh shumë herë që të bëhen tendera për kryerjen e punimeve të ndryshme, por që ato punime nuk nisin asnjëherë.

Kështu ka ndodhur edhe me një tender të bërë nga Bashkia e Kamzës për ndërtimin e korsive të biçikletave në “ Bulevardin Blu”. Tenderi është bërë publik në 6 nëntor 2018, ndërsa lidhja e kontratës me fituesin është bërë në 4 mars 2019.

Fituesi i këtij tenderi ka qenë kompania “Kacdedja SHPK”, ndërsa afati për kryerjen e punimeve ka qenë 58 ditë nga lidhja e kontratës. Vlera fituese e këtij tenderi ka qënë jo pak e vogël, por plot 165 milionë lekë.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Jemi në shkurt të 2020-s, pothuajse një vit pasi është lidhur kontrata, por në “ Bulevardin Blu” mungojnë korsitë e biçikletave. Por nëse në "Bulevardin Blu" mungojnë korsitë e biçikletave, lind pyetja se ku kanë shkuar paratë, në xhepin e ish-kryetarit të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu apo në xhepin e kompanisë fituese?

Ku kanë shkuar taksat e qytetarëve të cilët kanë paguar për të pasur korsi biçikletash në qytetin e tyre?

Në vitin 2013 Mziu ishte arrestuar nga Policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

Por a do të merret parasysh ky tender për ta akuzuar edhe njëherë për ish-kryebashkiakun e PD-së, duke qënë se është një rast flagrant? Pasi tenderi është dhënë ndërsa korsitë mungojnë.

Apo edhe ky rast do kalojë si në vitin 2013, ku Mziu akuzohej për kryerjen e disa shkeljeve në disa tendera?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit