Rama premtoi se s’do të ishin vetëm/ Të prekurit nga tërmeti hidhen në rrugë: Kemi fjetur jashtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.02.2020, 12:39

51 jetë u shuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Pas këtij tërmeti kryeministri Edi Rama premtoi se të prekurit nga tërmeti nuk do të ishin vetëm. Por në të vërtetë po ndodh një tragjedi tjetër me disa të prekur nga tërmeti.

Ata jo vetëm që janë lënë në mëshirë nga qeveria Rama, por edhe janë hedhur në rrugë. Njëri prej tyre ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe tregon se natën e kaluar e kanë gdhirë jashtë.

Ata kanë fjetur në qiell të hapur në mes të këtij të ftohti. Në mesazhin e nisur pranë JOQ Albania ai thotë se pallati 88 në qytetin e Lezhës ka dalë i pabanushëm dhe se ishin të strehuar në palestrën e një shkolle, deri më dje që i kanë flakur jashtë.

Ai ka nisur dhe disa pamje të trishta ku shikohet se sa po vuajnë këta banorë. Në përfundim të mesazhit të tij ai shkuan ta shikojë gjithë Shqipëria se si po tallet shteti me ne.

Mesazhi i tij:

Pershendetje jam nje banor I qytetit te lezhes she banor i pallatit 88 shtepiat e tona kan Dal te pa banushem dhe bashkia e lezhes na Ka strehuar ne palestren e shkolles dhe tani na xjorren jasht mbram kemi fletur jasht she sot do bejm protest para bashkia nese esht e mundur ta shofin e gjith shqiperia cfar shteti esht kjo ce po tallen me.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit