Neymar Jr ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, sa herë që merkatoja është e hapur.
Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar dhe së fundmi, braziliani nuk e përjashton mundësinë e vazhdimit me PSG-në përtej qershorit 2022, data në të cilën ai përfundon kontratën e tij aktuale.
Le Parisien shkruan se bisedimet për rinovimin mund të ndodhin së shpejti.
Kujtojmë se 28-vjeçari gjatë gjithë verës ishte lidhur me largimin nga Franca, derisa negociatat për vazhdimin e kontratës nuk rezultuan me sukses
Tashmë Neymar po mësohet me idenë e qëndrimit në Paris dhe së shpejti mund të kemi edhe firmën mbi kontratën e re.