Janë luajtur sot dy ndeshjet e tjera të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Champions League. Atalanta ka mposhtur në shtëpi 4-1 Valencian, ndërsa Tottenhami është dorëzuar brenda ndaj Leipzigut.
Për italianët ishte hera e parë në histori të klubit që shkonin deri në këtë fazë, ndërsa duket se tashmë rekordi do thellohet pasi me rezutatin e sotëm janë shumë pranë kualifikimit mes 8 ekipeve më të mira në Europë.
Në ndeshjen tjetër, skuadra gjermane e Leipzig, ka mposhtur atë të Jose Mourinhos me rezultat minimal 0-1. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë, nga Timo Werner, që u tregua i saktë nga penalltia.
Kujtojmë se Tottenham në këtë ndeshje luajti pa dyshen Harry Kane dhe Son Heung-min. Ndeshja e kthimit në Gjermani, luhet më 10 mars, ashtu si edhe ajo mes Valencias dhe Atalantës.