JOQ Albania raportoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë, ku një 23-vjeçare me inicialet H.M gjeti vdekjen në mënyrë tragjike në një spital privat, pak orë pasi ishte bërë nënë.
Burime për JOQ Albania bënë me dije se vdekja e saj kishte ardhur për shkak të mos-kryerjes së gjilpërës për hollimin e gjakut nga mjekia e spitalit, e cila i kishte shkaktuar hemorragji në tru.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, qytetarë të shumtë, të cilët ishin në dijeni të ngjarjes, komentuan në artikullin e publikuar nga JOQ Albania. Sipas tyre, 23-vjeçarja që solli jetë një djalë, ka ndërruar jetë te Spitali Amerikan në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, por për arsye të panjohura nuk është bërë publike në media.
Së fundmi, një tjetër mesazh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare tregon se ka përjetuar të njëjtën situatë, në të njëjtin spital privat.
25-vjeçarja, Martina Musta shprehet për JOQ Albania se 14 shkurt të vitit të kaluar ka sjellë në jetë një djalë, dhe mjekja nuk i ka dhënë gjilpërën për hollim gjaku.
Ajo tregon më trej se pas 4 muajsh pësoi trompozë në mushkëri, por fatmirësisht e kapi në kohë dhe shpëtoi mrekullisht.
Nëna e re tregon se vazhdon të jetë ende me mjekime, ndërsa akuzon Spitalin Amerikan në Tiranë se "bën biznes me jetën e njerëzve".
Mesazhi i plotë: