Skandalet seksuale në shkolla, vijojnë thirrjet kundër Shahinit: Ke dështuar, jep dorëheqjen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2020, 11:39

Së fundmi me zë të lartë kërkohet dorëheqja e ministers së Arsimit, Besa Shahini.

Prej kohësh po evidentohen raste të abuzimeve seksuale të mësueseve me nxënës e të mitur.

Reagimi i fundit i ashpër vjen prej drejtorit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj i cili ka bërë dje një letër publike për mediat.

Në të ai i kërkon publikisht kryeministrit Edi Rama të ekzekutojë aktin e heqjes nga puna të Shahinit.

Një tjetër reagim vjen sot nga deputetja Fatjona Dhimitri.

Të shumta janë argumentat e renditura prej saj, ndër to keqmenaxhimi i arsimit, dështimi i reformës, dhe mungesa e rehabilitimit të dëmeve post tërmet.

Reagimi i plotë i deputetes Dhimitri:

Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publikisht disa pyetjeve: Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit seksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias? Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë? Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?! A ka marrë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste? Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit seksual? Si mund të uleni në atë karrige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucionet arsimore publike që ju mbuloni dhe keni për detyrë të menaxhoni, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dhunues të rëndomtë? Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni publik e pa live se si sillej me nxënësit! Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me heshtjen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në strehë dhune! Nuk mjaftuan gafat tuaja të njëpasnjëshme në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, nuk mjaftoi paaftësia juaj si Ministre e Arsimit për tu përballur me situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor sot. Nuk mjaftoi shkatërrimi që i shkaktuat Akademisë se Shkencave me platformën mbretit pa kurorë “Gjinushi “. Nuk mjaftoi paaftësia dhe memecëria juaj për rehabilitin e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit. Nuk mjaftoi dështimi i reformave në arsim, por tani duket se nuk ja kurseni as mësuesët pedofilë, e as militantët keqeverisjes Rama. Si e justifikoni rastin e mësuesit zhigolo të liceut të Fierit? Përse hesht?! Faktet dëshmojne qartë se propaganduesit e qeverisjes suaj luajnë me fatet e nxënësve në atë që duhet të ishte tempulli i dijes por praktikisht është kthyer në një vend të abuzimit seksual të pedofilëve ndaj fëmijve tanë të pambrojtur nga ju.
JU KENI DËSHTUAR! JEPNI DORËHEQJEN BESA!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit